23 Shtator, 2023

Korçë/ Shpallet projekti fitues i stadiumit të ri

0

Studio daneze CEBRA është shpallur fituese e konkursit të stadiumit të ri të Korçës. Arkitekti kryesor i kësaj studio, Thomas Bang Madsen, u shpreh se ky projekt do të jetë miqësor me mjedisin dhe nuk do të jetë një ndërtim i veçuar nga qyteti, por do të lidhet me traditën korçare, duke e ndërthurur me atë daneze. Nga ana tjetër presidenti i FSHF,

Armando Duka, tha se në një kohë të shkurtër, Shqipëria falë impianteve të reja të futbollit ka arritur të organizojë evente të nivelit të lartë europian, ngjarje sportive që pritet të zhvillohet edhe në të ardhmen. “Deri para pak kohësh, Shqipëria, por edhe Skënderbeu, për shkak të mungesës së këtyre stadiumeve nuk kanë luajtur ndeshjet e nivelit të lartë në shtëpitë e tyre, ndaj më vjen mirë që Skënderbeu, por edhe ekipe të tjera do të kenë stadiumet e tyre”.

Vetëm për stadiumin e Korçës kanë konkurruar 10 studio të njohura europiane dhe jo vetëm, ku tri prej të cilave kanë qenë pjesë e fazës finale.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *