24 Shtator, 2023

Pogradec/ Kreu i Bashkisë, inspekton shkollën e Buçimasit

0

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka inspektuar punimet për rikonstruksionin total të shkollës së Buçimasit.

Ato priten të mbyllen në muajin qershor, për të nisur vitin arsimor me ambiente të reja. Viti i ardhshëm mësimor në shkollën e Buçimasit do të nisë me kushte dhe standarde bashkëkohore.

Përmendim sistemin kapot; rrjetin e ri elektrik dhe hidraulik; palestrën e re; shtesën e godinës për shkollën 9-vjeçare; fushën sportive dhe hapsirat e reja për nxënësit; klasat dhe sallat dhe laboratorët e rinj.

“Ky është modeli që do të ndjekim për çdo godinë arsimore në Pogradec, pasi investimi në arsim, është investimi i vlefshëm që mund të bëjmë për brezat e ardhshëm”, -u shpreh kryebashkiaku Xhakolli gjatë këtij inspektimi në terren.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *