24 Shtator, 2023

Pogradec/ Sistemimi i trotuareve me pllaka dekorative

0

Banorët e lagjes nr.1, saktësisht nga varrezat e dëshmorëve, deri te Lumi i Vërdovës, shpeshherë kanë ngritur shqetësimin e tyre për infrastrukturën e trotuareve, të cilët vështirësojnë kalimin e tyre në rrugë.

Në ditët e nxehta banorët ankoheshin për pluhurin dhe në ditët me shi, për baltën dhe pellgjet me ujë. Mesa duket, ankesa e banorëve nuk ka mbetur në vesh të shurdhër, pasi trotuarët në këtë pjesë rrugore janë sistemuar me pllaka dekorative.

Rruga pa trotuarë rrezikonte banorët, por më shumë fëmijët, të cilët kontaktojnë çdo ditë anash saj.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *