Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Në vijim të informacionit të datës 03.06.2023, që bënte fjalë për fillimin e procedimit në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. T., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi kishte shqetësuar nëpërmjet telefonit një 29-vjeçare, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë 37-vjeçarin, pasi ditën e djeshme ka përndjekur me automjetin e tij, këtë shtetase.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në fytyrë, një 27-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin V. Q., 31 vjeç, banues në Fshat Maliq, pasi gjatë një konflikti, ka goditur me grushte një 43-vjeçar, ka hyrë pa dëshirë në banesën e tij dhe i ka hedhur sprajt djegës në fytyrë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 27 vjeç banues në Maliq, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lokalin e tij, ka kryer veprime të turpshme në prezencë të një shtetaseje (e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor) dhe vajzës së saj 21-vjeçare.
-Më datë 03.06.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi R. A., 27 vjeç, banues në Korçë, i cili ka kallëzuar se më datë 31.05.2023, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi M. A., 63 vjeç, i cili sipas deklarimit të 27-vjeçarit, vuan nga sëmundja e sklerozës dhe e diabetit. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.