24 Shtator, 2023

Lamtumirë Festim Fetollari, faleminderit për gjithçka që i dhe futbollit.

0

Ndahet nga jeta krejt papritur në moshën 54 vjeçare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skenderbeut Festim Fetollari. Fetollari lojën e futbollit do ta niste në Korçë me ekipin e para te rinvje të Skenderbeut. Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte te veshtirë për ta vijuar normalisht stërvitjen. Ndaj dhe vendos ta vazhdojë magjinë e futbollit në Pogradec, pasi fshati i tij Pirg, ishte me pranë këtij qyteti. Tarjnerët e tij,

Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë perfshirë menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shume shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte në të rriturit e skuadrës liqenore ku luan deri në vitin 1994 me një grup futbollistësh, padyshim me të mirët e gjithë historisë se futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Bashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka e shumë të tjerë të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre. Pas këtij viti, Fetollarin e shikojmë si futbollist të Skenderbeut aty ku luan deri ne vitin 1999, për t’u rikthyer edhe njehere tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist.

Më vonë Fetollarin e shikojmë si trajner pranë klubit pogradecar kur liqenorët luanin në kategorinë e parë. Për 1 sezon ishte edhe trajner i skuadrës së Devollit për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër pranë akademisë se futbollit pogradecar ku mori persipër të drejtojë një grup futbollistësh të vegjël U11, të cileve iu mësonte magjinë e kesaj loje. Me largimin nga jeta të Festim Fetollarit, Pogradeci dhe Skenderbeu kanë humbur nje nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit. Fetollari ishte nga ajo “rracë” mesfushorësh shkatërrues, që sot i mungon futbollit shqiptar.

https://fb.watch/k-X_sc8sJz/

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *