23 Shtator, 2023

Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë

0

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë ekzekutuan vendimin për ndalimin e shtetasit në kërkim G. K., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 30.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bënte fjalë për shpalljen në kërkim të shtetasit R. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec e ndaluan këtë shtetas, pasi më datë 12.06.2023, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta një 31-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. Z., 28 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi më datë 02.05.2023, dyshohet se i ka marrë 1900 euro, një 44-vjeçari, duke e mashtruar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Z., 23 vjeç dhe A. B., 48 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi janë kapur në pyllin e fshatit Voskopojë, duke prerë në mënyrë të paligjshme, një sasi drush, të cilën do ta transportonin me një automjet furgon, pa targë. Sasia e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *