Si u dizenjua leku shqiptar ne 88′ por nuk doli ne qarkullim

Si u dizenjua leku shqiptar ne 88′ por nuk doli ne qarkullim
Ju e mbani mend lekun e periudhës komuniste në Shqipëri. Por ju nuk dini se autoritetet e atëhershme morën një nismë për prodhimin dhe dizenjimin e një leku të ri shqiptar i cili do të dilte në qarkullim në vitet 1987-1988 por që për shkak të ndrrimit të sistemeve nuk doli kurrë në qarkullim. Ata të ciëlt punuan për dizenjimin e këtij leku ishin vetëm 2 persona. Piktori i Merituar pogradecar Anastas Kostandini (Taso) dhe një punonjës i sigurimit të shtetit. Anastas Kostandini tregon se atë kohë lidhja e artistëve kishte dërguar emrin e tij pas kërkesës së bërë nga Banka e Shqipërisë së atëhershme, pasi u realizua një konkrurs mes të propozuarve Taso kishte dalë fitues dhe menjherë do ti kërkonin të nise nga puna për dizenimin e lekut të ri shqiptar.
Taso tregon se në fillim e cilësoi si nder këtë që i dhanë për detyrë, por pak ditë më pas kuptoi se kishte bërë gabim të madh që e kishte pranuar. Kjo sepse për 12 muaj me rradhë ai ka punuar në dhomë të vogël dhe pa dritare, duke pasur në kokë edhe një ish sigurims i cili pretendohej të ishte ilustrator dhe që kontrollonte elemtët e sigurisë së këtij leku.
“Është një nga momentet e errta të jetës time, që nuk kam aspak dëshirë ta kujtoj. Në fakt e kisha harruar, por ma ka kujtuar koleksionisti dhe filantropisti Jovan Basho, kur më dërgoi disa foto të këtyrë dizenjove të cilat unë i kisha realizuar dhe i kishim depozituar në Bankën e Shqipërsië. Fakti që ndryshoi sistemi ato nuk u prodhuan dhe kishin mbetur në arkivë. Siduket dikush i hapi ato magazina dhe këto kanë dalë dhe janë shitur si mostra në tregun e zi.
Ka qenë një punë e lodhshme por që unë e bëja me qejf pasi jam një ilustrator dhe kjo ishte një detyre e rëndësishme që mu besua edhe pse mbrapa u pendova.
Këtë episod të jetës por edhe shumë të tjera, Anastas Kostandini i zbuloi në emisionin e Televizionit Sot7 “Rrugët e Historisë” në një rrëfim të pazakontë.





