Qafë Thanë/ Autoboti përmbyset dhe derdh naftën në rrugë

Pasditen e kësaj të enjteje një autobot i mbushur me naftë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë.
Mësohet se shoferi i autobotit është shtetasi me kombësi moldave A. B., ndërkohë që nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Ndërkaq, menjëherë pas këtij aksidenti, është përfshirë nga flakët edhe një makinë që po kalonte në rrugë. Saktësisht, automjeti tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D. V. Sipas policisë dyshohet se shkak është bërë nafta e derdhur në rrugë, e cila ka ka shkaktuar flakë nga fërkimi i llastikut të gomave.
Aktualisht, nafta e derdhur në rrugë po pengon lëvizjen e mjeteve. Për pasojë, është bllokuar rruga në drejtim të Prrenjasit, duke krijuar trafik të madh mjetesh.