24 Shtator, 2023

E marta e zezë e qarkun e Korçës, 3 aksidente brënda 2 orësh

0

E marta e zezë e qarkun e Korçës, 3 aksidente brënda 2 orësh, ku u shënua një viktimë dhe një I plagosur rëndë.

Në njoftimin e polisë në aksidentin e regjistruar pranë doganës së qafthanës thuhet:

Të martën rreth orës 18:26, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë vetëm pak minuta më pas një tjetër aksident me dëme materiale u regjistrua në afërsi të fshatit Buqezë, ku një autmjet për shkak të lagështirës në rrugë u përplas me trafikndarësen. Fatmirësisht në mjetin ku po udhëtonte një familje, nuk pati të lënduar.

Bilanci i aksidenteve këtë të martë në qarkun e Korçës ka shënuar 3 të tillë, ndër ta një me viktimë dhe një me një turist të huaj të plagosur rëndë.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *