Pogradec/Shefi i Komisaritatit Klodian Kondi ikën në Rrëshen, ja kush e zëvendëson

Pogradec/Shefi i Komisaritatit Klodian Kondi ikën në Rrëshen, ja kush e zëvendëson
Një lëvizje e papritur ka ndodhur në Komisariatin e Pogradecit, pasi drejtuesi i tij është transferuar me urgjencë drejt Rrëshenit. Burime zyrtare thonë se lëvizja ka të bëjë me faktin që pas vrasjes së ndodhur në Rrëshen, atje duhet një “dorë e fortw” për parandalimin e këtyre ngjarjeve dhe duket se njeriu adapt për këtë punë është parë komisari Klodian Kondi. Kondi kishte vetëm 8 muaj që ishte emeruar në krye të komisariatit të Pogradecit.
Por cfarë ka ndodhur në këto muaj në Pogradec:
Sipas të dhënave që raportohen edhe nga policia rezulton se Kondi ja kishte arritur të fuste ne rrugë të mbarë rendin dhe qetësinë publike në këtë qytet. Gjatë 8 muajve nuk pati asnjë vrasje apo tentativë vrasjeje, u arrit që të goditeshin në 8 muaj 8 raste të armbajtjes pa leje dhe municioneve, arrestime të personave në kërkim etj, minimizim të situatës së krimit pati edhe në sezon turistik i cili nuk shënoi asnjë ngjarje të rëndë në qytetin e Pogradecit.
Tashmë Komisaritati i Pogradecit do të jetë në drejtimin e Elton Halilit i cili eshtë sjellë direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Tiranës, Halili sigurisht do të duhet të vijojë në mos edhe më mirë punën e vështirë të ruajtjes së rendit në qytetin liqenor.