5 Dhjetor, 2023

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

0

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, në parkingun e një karburanti, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka goditur një automjet tjetër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kapjes së tij nga shërbimet e Policisë dhe verifikimit të kryer rezultoi se shtetasi D. H. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasit E. B., 23 vjeç dhe A. B., 44 vjeç, të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi në lokalin e shtetasit B. B., 46 vjeç, në këtë fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasit I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Çezmë e Vogël, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit B. B. Vijon puna për kapjen e shtetasve E. B. dhe A. B.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;

B. H., 36 vjeçe, banuese në fshatin Kalivaç, Pogradec, pasi ka goditur me sende të forta një shtetase 45 vjeçe.

-Në vijim të informacionit datë 29.09.2023, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 29 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se ky shtetas është paraqitur në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë, ku ka deklaruar se është larguar me dëshirën e tij nga banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *