Koçë/Sherr mes të rinjve, goditet 14-vjeçari në pjesë të ndryshme të trupit

Ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës.
Nje 14 vjeçar është sulmuar nga dy të rinj banorë të këtij qyteti, duke e lënë me fraktura të shumta në kokë. Ngjarja ka ndodhur në bulevard “Republika” në afërsi të kinemasë se qytetit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta por sherri ka shkuar deri atje sa dy të rinj kanë përdorur sende të forta duke e goditur 14 vjecarin në pjesë të ndryshme të trupit por goditjet më të forta sipas mjekëve të spitalit i ka marrë në kokë.
Gjendja e tij është e rëndë ndaj e për këtë mjekët e spitalit rajonal të Korçës presin reagimin e 14 vjeçarit, për ta dërguar me pas ne spitalin e Traumës në kryeqytet.
Policia i ka shoqëruar dy agresoret të cilët po merren ne pyetje nga oficerët e policisë gjyqësor për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje