11 tetor 1998-11 tetor 2023, 25 vjet TV SOT7!

11 tetor 1998-11 tetor 2023, 25 vjet TV SOT7!
25-vjetori i një televizioni është paraprirë nga një investim serioz në Pogradecin e vitit 1993, kohë kur familja e Feridon Fezollarit së bashku me dy djemtë e tij, Bajramin dhe Lirimin, ngritën të parën disko klub me emrin “Diamond”, ambinet i cili argëtonte jo vetëm të rinjtë e kohës.
Jehona e paparë e atyre viteve do të rrezatonte kulturë dhe seriozitet në të gjithë hapat e tjerë, që kjo familje do të hidhte në gjallërimin e jëtës kulturore e sportive të Pogradecit, të sapo dalë nga diktatura e gjatë e komuniste. Hapja e kinemasë, sponsorizime aktiviettesh kulturore e deri të financimi i ekipit të futbollit pogradecar, ishin të tjera stacione plot vlerë, të cilat familja e Feridon Fezollarit vazhdonte t’ja dhuronte pogradecarëve.
Ndërkohë, më 11 tetor 1998 investimet e familjes, kulmojnë me lindjen e Televizionit SOT7. Ngritja e antenës së transmetimeve televizive të SOT7 është padyshim edhe ngjarja më e bujshme e qytetit të vogël, që tashmë do të fitonte një dimension të ri në të gjithë Qarkun e Korçës dhe me gjerë në rajon, me dy qytetet fqinje të Maqedonise së Veriut, Strugës dhe Ohrit.
Sa punë e gjatë televizive ka nddhur në 25 vjet, me njerës që u afirmuan në rrugën e gazetarisë, filmimit dhe trasmetimit televiziv! Padyshim në këto 25 vjet, Tv SOT7 mbetet një shkollë e vyer për të gjithë ne, që u ofruam në këtë televizion me dëshirë dhe pasion, për të vendosur gurë të sigurtë themelesh. Në këto 25 vite televizion qëndrojnë mijëra orë transmetimi e filmimesh për të sjellë zërin qytetar, hallet, shqetësimet dhe gëzimet e tyre.
Transmetime live në zgjedhje vendore e qëndrore, spektakle të organizuara në Odeon, transmetime live nga festa e Pavarësisë së Kosovës, e deri te ngjarje të qenësishme nga bota, të cilat u mbuluan në kohë reale me përkthimin e gazetarëve tanë, pasi ato transmetoheshin me të drejta të plota kontratash, të firmosura zyrtarisht me VOA dhe DW. Në 11 tetor SOT7 feston 25-vjetorin e tij, 25 vite të cilat ndryshuan pogradecarët dhe të gjithë tregun mediatik në Shqipëri, pasi momentalisht SOT7 transmeton në HD, përmes parametrash cilësorë, duke u bërë prej dhjetorit të vitit 2018, tv i shikueshëm në të gjithë botën përmes erës digjitale. Në këtë ditë feste një urim shkon edhe për të gjithë punonjësit, papërjashtim, në vite që nisën karrierën në këtë shtëpi të përbashkët, e për ta vijuar fluturimin e tyre në të tjera stacione televizive kombëtare.
Gëzuar 25 vjetrorin e TV SOT7!