29 Nëntor, 2023

Kur një antenë mbetet krenari Kombëtare

0

Një antenë televizive krenarie!
Sot mund të pyesë gjithkush, përse kjo kronikë në këtë 25-vjetror të TV SOT7? Përgjigjja është e menjëhershme, sepse në këtë shesh të Pogradecit, në këtë shtizë gjigande, ku valvitet flamuri ynë kombëtar, vite më parë është vednosur antena e trasmetimeve të tv SOT7, kohë e cila përfundoi me fillimin e erës digjitale.

Pak kush e ka ditur deri më sot, që në këtë shtizë të ngritur mes tubosh çeliku ka qëndruar hijerëndë antena e trasmetimeve të televizionit tonë. Përmes saj kanë kaluar mijëra kronika lajmesh, emisione televizive dhe imazhe gazetarësh.

Një tubo me elementë çeliku, që përbën histori krenarie, qëndron stoike në mes të qytetit, investim përsonal ky i administratorit të SOT7,

Bajram Fezollarit. Sot antenën televizive e ka zëvendësuar flamuri ynë kombëtar, i cili po aq krenar shpërndan emocione atdhedashurie për banorët vendas dhe vizitorët e ndryshëm nga vendi dhe bota, në Pogradec.

https://www.youtube.com/watch?v=iaSc67dfvwk

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *