21 Shkurt, 2024

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në segmente të caktuara të aksit Korçë-Pogradec ka pasur mjegull.

0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në segmente të caktuara të aksit Korçë-Pogradec ka pasur mjegull.

Më e dendur ka qënë në segmentin Lumalas – Grabovicë duke sjellë probleme në qarkullim në orët e para të kësaj dite. Në kushte të tilla, drejtuesit e mjeteve kanë qënë të deryruar të lëvizin me shpejtësi të ulët edhe për të shmangur aksidentet e mundshme. Policia bën me dije se gjatë orëve me prani të mjegullës, nuk ka pasur probleme në lëvizjen e mjeteve dhe për rrjedhojë nuk është regjistruar asnjë aksident.

Gjatë kësaj periudhe ka patur herë pas here prani të mjegullës jo vetëm në aksin kryesor nacional Kapshticë-Qafë Thanë por edhe në rrugët e fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës, si dhe në rrugët rurale të fushës së Maliqit dhe asaj të Devollit.

Dita e nesërme (e shtunë) pritet të risjellë reshje dëbore pasi temperaturat, sipas sinoptikanëve do të shkojnë deri në – 8 grade celsius

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *