21 Shkurt, 2024

Detaje të reja nga arrestimi i kryekomisarit Stilian Pasho

0

Detaje të reja nga arrestimi i kryekomisarit : Informacioni për kryekomisarin ka qenë i administruar nga sektori i Amp Korccë, të cilët në bashkëpunim me prokurorinë, kanë patur në proccedim penal të ndjekur me metoda speciale, prej disa javësh.

Kryekomisari ka shoqëruar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar mjetin tip “passat” nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin. Dhe ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht.

Në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe vjet në mjet me shtetasin e arrestuar, dhe një shtetas tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi Tims dhe kamerat e sigurisë.

Nga deklarimet e punonjësve të P.K.K Kapshticë kanë pranuar se kanë qenë të trysnuar nga kryekomisari për të mos kontrolluar mjetin, droga ndodhej në pjesën e bomblës së gazit në bagazh. Informacionet janë përcjellë tek homologët grekë të cilët bënë kapjen e drogës dhe arrestimin e dy të rinjve.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *