Anulimi i 30 qershorit, zyrtarja amerikane takohet me Presidentin

E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses- Ones, ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta. Zyrtarja amerikanë, është paraqitur në Presidencë në orën 10:00 pa praninë e medieve.

Takimi erdhi pak para nisjes së seancës plenare. Në fokus të diskutimeve mes tyre mendohet të jetë shfuqizimi i dekretit për datën e zgjedhjeve dhe kriza politike në vend. Ndërkohë në orën 17:00, presidenti meta ka lajmëruar daljen e tij në një konferencë për mediet.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *