Arqipeshkvi George Frendo: Ndaloni korrupsionin

Në prag të vigjiljes së Krishtlindjes, Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë-Durrës ka një mesazh për të gjithë besimtarët.

 George Frendo ka përcjellë për të gjithë shqiptarët urimin e Krishtlindjes, e sipas tij ardhja e Jezusit në botë ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun.

Krishtlindja na fton të mësojmë nga një foshnje. Në fytyrën e Jezusit fëmijë. Shohim fytyrën e çdo njeriu.

Me ardhjen e tij në botë, Jezusi ka shtruar themelet për një dinjitet të ri për njeriun. Na urdhëron të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e çdo njeriu.

E prandaj njeriu nuk duhet të ketë nevojë të afrojë një deputet, që t’i afrohet puna. Nevojë që të paguajë një kirurg në një spital publik, që të bëjë një operacion.

Nuk do të ketë nevojë që të korruptojnë një gjyqtar që të marrë vendimin e drejtë në Gjykatë”, u Arqipeshkvi  George Frendo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *