Befason Kledi Kadiu, uron në shqip për Vitin e Ri në emisionin e ‘Rai Uno’ (VIDEO)

Balerini shqiptar, Kledi Kadiu ka ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme në shtetin fqinj, Itali. Kledi nuk e ka pasur asnjëherë problem të tregojë me krenari origjinën e tij. Ditën e sotme, ai ka qenë i ftuar në emisionin më të ndjekur të pasdites, ‘La vita in diretta’, që është prezantuar nga moderatorët më të mirë italianë. Balerini shqiptar ka folur për karrierën e tij në balet dhe televizion si dhe për jetën private.

Në fund të emisionit urimi i Kledit për Vitin e Ri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pavarësisht se ishte i ftuar në stacionin kryesor shtetëror në Itali, ‘Rai 1’, balerini vendosi të uronte në shqip të gjithë shqiptarët.

“Ju dërgoj urimet më të mira nga zemra. Gëzuar Vitin e Ri, ju puth shumë dhe vit të mbarë të gjithëve”, – ka thënë ai.

Kohët e fundit Kledi Kadiu ka qenë vazhdimisht i pranishëm në Shqipëri, duke qenë se ishte pjesë jurisë së spektaklit të kërcimit ‘Dance With Me’./revistawho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *