Cakaj takon ministrin e Jashtëm Milanesi: Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka takuar në Trieste homologun e tij italian Moavero Milanesi.

Cakaj shkruan se me homologun Milanesi kanë ndarë katër mesazhe të rëndësishme, mes tyre vendosmërinë e pakushtëzuar të Italisë për të mbështetur hapjen e negociatave me Shqipërinë.

‘Në margjina të mbledhjes të Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste, edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z. Moavero Milanesi

Katër mesazhe të rëndësishme nga takimi i sotëm:

  1. Shqipëria dhe Italia mbeten të përkushtuara për ta forcuar angazhimin dypalësh në të gjitha fushat e interesit të ndërsjelltë;
  2. Shqipëria dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm në shërbim të forcimit të Inicativës së Evropës Qëndrore;
  3. Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE menjëherë sipas rekomandimit të Komisionit Evropian;
  4. Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020;

Shqipëria dhe Italia mbesin partnerë të pazëvendësueshëm strategjik dhe politik për njera-tjetrën’, shkruan Gent Cakaj.

Screenshot_13.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *