Çfarë pritet në OKB në vitin 2019?

Cilat pritet të jenë ngjarjet më të rëndësishme të OKB në vitin 2019. Për Deutsche Wellen, një shikim të vitit që fillon e jep Monica Grayley, zëdhënëse e Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme.

Klima

Klima mbetet një nga preokupimet kryesore të OKB edhe gjatë vitit 2019. Në muajin shtator në Nju Jork do të zhvillohet samiti për klimën. Synimet kryesore të tij janë mobilizimin e politikës për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Parisit për klimën dhe transformim i veprimeve, në mënyrë që ekonomia reale të mbështesë objektivat për klimën. Sekretari i Përgjithshëm i OKB do të ftojë të gjithë kryetarët e shteteve të tregojnë për arritjet e tyre dhe synimet për të ardhmen. Bashkë me ta do ftohen të marrin pjesë kryesuesit e sektorit të financës, biznesit, shoqërisë civile.

Marrëveshja e Parisit ka si synim kryesor reduktimin e rritjes së temperaturës nga 2 gradë në 1,5 deri në 2020. Por, Sekretari i Përgjithshëm kërkon uljen maksimale deri në zero të rritjes së temperaturës, deri në mes të shekullit.

Po ashtu fushata kundër ndotjes plastike të ujrave, do të ketë një aktivitet të rrangut të lart në Antigua dhe Barbuda.

Infografik UN Klimakonferenz Zeitleiste EN

Gruaja

Një konferencë e nivelit të lartë zhvillohet në mars me temën: “Gruaja në pushtet”, Women in Power, që i dedikohet promovimit të gruas si drejtuese. Aktiviteti organizohet në kohën kur në Nju Jork zhvillohet takimi ministerial i Komisionit për statusin e gruas (CSW). Gjatë tij vendet anëtare të OKB dhe organizatat joqeveritare të akredituara nga të gjitha rajonet e botës, do i kushtohen temave të sistemeve sociale mbrojtëse, aksesit në shërbimin publik dhe ngritjes së infrastrukturave të qëndrueshme për fuqizimin e vajzave dhe grave.

Më 2019, mbushen po ashtu 40 vjet të Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas (CEDAW).

Fëmijët

Në nëntor 2019,  është 30 vjetori i Konventës së OKB për të drejtat e fëmijëve, një marrëveshje e nënshkruar nga 194 vende, për të vendosur standarte globale në mbrojtje të fëmijëve dhe kundër diskriminimit. SHBA nuk e ka ratifikuar Konventën. Temat aktuale për mbrojtjen e fëmijëve janë fëmijët në punë, fëmijët e prekur nga konfliktet e armatosura, fëmijët në migracion, martesat e fëmijëve dhe e drejta e edukimit dhe drejtësia për të miturit, kur dhe si dënohen.

ILO

Organizata ndërkombëtare e punës, feston në vitin 2019 përvjetorin e 100 të krijimit. Shekulli i organizatës shihet si mundësi për të celebruar arritjet e ILO-s dhe rikonfirmuar rolin e organizatës globale në botën e punës.

Në muajin janar do të publikohet raporti i Komisionit Global për të ardhmen e punës. Raporti është rezultat i një dialogu midis vendeve për të arritur synimet e të ardhmes së punës, që ofron mundësi pune për të gjithë.

Konferenca e përvjetorit të 100 të ILO, do të organizohet në Gjenevë në muajin qershor, me synimin për të vendosur standartet për të luftuar dhunën në botën e punës.

Në fund të qershorit, në Paris do të festohet kontributi që ka dhënë ILO në 100 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Versajës. Në nëntor në Gjenevë, ILO do i kushtohet 100 vjetorit të sigurimeve sociale, si rruga për mbrojtjen universale.

USA UN Sicherheitsrat Rosemary DiCarlo (picture-alliance/Photoshot/Li Muzi)

Rosemary DiCarlo- Nënsekretarja e OKB për çështjet poiltike

Çështjet politike

Ditën e fundit të 2018, shefja e çështjeve të politikës në OKB, Rosemary DiCarlo foli për krizat që mbetet nën vëzhgim nga OKB në vitin 2019. Departamenti për çështjet politike, do të kthehet në Departament për çështjet politike dhe vendosjen e paqes, pjesë e punës së të cilit do të fokusohet në parandalimin e konflikteve. “Me shumë çështje, thotë Rosemary DiCarlo, ne punojmë me synimin që ato të zgjidhen para se të shkojnë në Këshillin e Sigurimit.”

DiCarlo, e cila po ashtu është zëvendësambasadore e Misionit të SHBA në OKB, numëron disa nga çështjet kryesore në axhendën politike të OKB.

Jemeni– Fotografitë e fëmijëve të uritur të Jemenit, kanë shokuar botën. 1,5 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare janë të paushqyer dhe në gjendje kritike. Dy palët në konflikt në Jemen u takuan në dhjetor në Suedi, OKB ka dërguar monitorues në vend dhe Rosemary DiCarlo e quan këtë fillim të mbarë për zgjidhjen e konfliktit.

Siria – Më shumë se 13 milionë vetë të dalë nga lufta tetëvjeçare kanë për ndihmë, 6.1 milionë të zhvendosur dhe 5.5 milionë refugjatë në Irak, Jordani, Liban dhe Turqi. Përpjekjet diplomatike kanë të bëjnë me krijimin e një kushtetute për Sirinë e pas luftës.

Kriza e refugjatëve rohinga– “Kushtet për kthimin e refugjatëve nuk janë përmirësuar,” thotë DiCarlo, për refugjatët që kanë ikur nga Mjanmari në Bangladesh. E dërguara special e OKB, po punon me qeverinë e Mjanmarit për kthimin e refugjatëve.

Kolumbia– Më 2016 trupat e FARC, dorëzuan armët mbas 50 vjetësh konflikti, gjatë të cilit u vranë 260 mijë vetë dhe u zhvendosën 7 milionë. OKB vëren se procesi i riintegrimit ka pasur përparime, por ai mbetet kompleks. Vendi kërkon vendosjen e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *