Dua Lipa tashmë është një bionde platin dhe duket tërësisht njeri tjetër!

Kjo mund të ishte gjëja e fundit që mund të mendonit për ndryshimin e pamjes së Dua Lipës, por ja që këngëtarja vendosi të largohet nga grupi i bruneve.

Ndërsa ishim mësuar që ta shikonim me flokët gështenjë natyral, 23-vjeçarja bëri eksperimentin e saj më më madh dhe u kthye në një bjonde platin.

Dua Lipa postoi një foto me flokët e shkurtër bionde dhe rrënjën e errët, pavarësisht se ende nuk jemi të bindur nëse janë apo jo paruke.

Ajo zgjodhi këtë mënyrë për të tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj, për të promovuar këngën e re “Silk City”, që do të publikohet më 6 shtator.

Dua pëlqen që të eksperimentojë shpesh me paruket me ngjyra, por këtë herë na ka vënë të gjithëve në dilemë nëse janë flokët e saj apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *