Mbappe thyen edhe një rekord tjetër

Sulmuesi francez i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, u bë lojtari më i ri që e arrin shifrën prej 50 golave të shënuar në Ligue 1, me dy golat që i shënoi sot, në fitoren e skuadrës së tij kundër Nimesit, me rezultat 3:0.

20-vjeçari i shënoi dy gola brenda 21 minutave të fundit të ndeshjes kundër Nimesit, duke i përmirësuar taktikat e tij edhe më shumë. Ai ka arritur t’i shënojë 51 gola në vetëm 88 ndeshje të Ligue 1, transmeton Gazeta Express.

Si 20-vjeçar e dy muaj e tri ditë, Mbappe është futbollisti më i ri që e ka arritur shifrën e 50 golave në këtë ligë, duke e thyer kështu rekordin e Yannick Stpyras, i cili e kishte arritur këtë rekord si 21-vjeçar e 11 muaj e nëntë muaj, në vitin 1982.

Mbappe është golashënuesi më i mirë në Ligue 1 këtë sezon, me 22 gola të shënuara. Pas radhitet bashkëlojtari i tij, Ednson Cavani, i cili i ka shënuar 17 gola. Për momentin, Cavani është i lënduar.

Mbappe ka qenë mjaft mbresëlënës, përkundër që është ende i ri dhe sapo e ka filluar karrierën si futbollit. Ai konsiderohet talenti më premtues në botën e futbollit dhe e ka dëshmuar veten në nivelin më të lartë të futbollit, si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në Kupën e Botës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *