Ndiheni të vëzhguar? Këto janë arsyet pse Google di çdo gjë rreth jush

Nuk ka gjë më të frikshme se të bësh një kërkim të shpejtë në Google për fshesat me korrent dhe pas pak, në mënyrë misterioze, një reklamë e një firme që i prodhon ato, shfaqet në faqen tuaj të “Facebook”. Kjo nuk ndodh rastësisht. Google grumbullon shumë te dhëna personale për të përmirësuar përvojën tuaj në internet, ose për t’ju tërhequr të shpenzoni më shumë para me anë të reklamave.  Pra, nëse ndonjëherë ndiheni të vëzhguar, ndoshta keni të drejtë.

Të listuara më poshtë janë mënyrat se si Google e merr informacionin për ju.

1. Çfarë kërkoni ‘online’

Google përdor historikun e kërkimit tuaj për t’ju dërguar reklama të personalizuara. Megjithëse paksa “tinëzar” ky është modeli i tyre i biznesit. Rreth 90% e të ardhurave të përgjithshme të Google vijnë nga reklamimi.

Pra, kur kërkoni diçka në shfletuesin “Chrome” ose në një aplikacion tjetër si “Maps”, Google ndjek aktivitetin tuaj në mënyrë të paracaktuar për t’ju dhënë një eksperiencë unike dhe të personalizuar që përshtatet lehtësisht me nevojat ose interesat tuaja aktuale.

Sigurisht, ky informacion është i dobishëm për agjencitë e zbatimit të ligjit duke shpresuar për të kapur kriminelë të rrezikshëm, por për të tjerët, kjo është thjesht një mënyrë për t’ju bërë të shpenzoni më shumë para. Historia e kërkimit tjuaj, ndihmon Google të krijojë profilin tuaj të veçantë.

2. Çfarë keni thënë me zë të lartë

Programi i “Google Now” funksionon si “Siri”, por në një mori celularësh dhe sistemesh operative. Kjo veçori lejon Google t’ju kujtojë që të blini qumësht, apo t’ju tregojë se ku e keni parkuar makinën. Por, Google gjithashtu regjistron dhe ruan copa të çdo komande audio që keni bërë ndonjëherë. Këto të dhëna shpesh dërgohen te “Google AdWords”, gjë që ndihmon në personalizimin e reklamave që shfaqen më vonë në pajisjet tuaja. Megjithatë, ka zëra që akuzojnë Google për regjistrimin aksidentalisht të bisedave private edhe kur programi nuk është në përdorim.

3. Çfarë keni blerë në të kaluarën

Një artikull i “ZeroHedge” zbuloi se Google mban regjistrimin e të gjitha shkarkimeve aplikacioneve nga aplikacioni i tij, duke përfshirë informacionin e ruajtur atje. Për shembull, autori vuri re se kartat e kreditit, adresat e transportit dhe blerjet e panumërta të shënuara që nga viti 2009 janë renditur në aplikacionin e Portofolit të Google. Duhet pak kohë për të lidhur pikat ndërmjet këtij informacioni dhe mënyrën se si Google mund ta përdorë profilin për të ndikuar më vonë në shprehitë tuaja të shpenzimeve.

4. Kontaktet dhe të dhënat në celularin tuaj

Google ka tendenca “Big Brother” kur është fjala për të dalluar se me kë po komunikoni. I njëjti artikull i “ZeroHedge”, tregoi se Google di gjithçka në lidhje me historinë e emailit të autorit të artikullit (madje dhe draftet që ai kishte fshirë) si dhe historinë e bisedës që prej momentit kur u krijua llogaria e tij. Gjithashtu, gjurmonte se kujt i dërgonte email më shpesh, ku ndodhet ai person, si dhe fjalëkalimet e ruajtura në shfletuesin “Chrome”.

5. Ku keni qenë

Nëse e lejoni, Google do të monitorojë historikun tuaj të vendndodhjes duke përdorur celularin tuaj. Ndarja e vendndodhjes tuaj është një tjetër mënyrë me anë të së cilës ai zbulon pothuajse çdo gjë rreth jush.

Faqja e historisë së vendndodhjes, tregon një listë të detajuar të të gjitha vendeve ku keni qenë, përveç shtëpisë dhe punës tuaj, që ka gjasa të jenë të ruajtura në “Google Maps”. Në fund të fundit, një reklamë për një koncert që zhvillohet në Los Angeles është i parëndësishëm për një person që jeton në Detroit, apo jo?

6. Cfare shikoni në “YouTube”

Google bleu “YouTube” bë vitin 2006 për 1.65 miliard dollarë dhe ishte një nga marrëveshjet më të mira të teknologjisë që bëhej ndonjëherë. Ata u kombinuan për të krijuar një sërë njohurish mbi preferencat e konsumatorit, të cilat përcaktojnë çfarë videosh të kërkoni, kur do t’i shikoni dhe çfarë pajisje po përdorni për ta bëre  këtë. Njohja e gjithçkaje, që nga obsesioni juaj për Justin Bieber deri te tendenca për të parë klipe të filmave horror, lejon Google për të shitur reklama të shënjestruara.

Sipas “eMarketer”, gjatë vitit 2017, Google ka mbledhur rreth 5.2 miliard dollarë duke përdorur informacionin tuaj për të bindur kompanitë e tjera që ju do të shpenzoni para për produktet e tyre, nëse ato do të reklamohen aty.

Sa të vlefshme janë të dhënat tuaja personale?

Nëse informacioni juaj është publik, atëherë të tjerët mund ta shfrytëzojnë lehtësisht. Ndërsa nuk mund të themi me siguri se Google i shet informacionet tuaja, ka një grup kompanish të quajtura “agjentë të dhënash” të cilat, pa dyshim, e bëjnë.

Këto kompani mbledhin dhe shesin të dhëna personale – me ose pa pëlqimin tuaj – që përdoren për të verifikuar identitetin apo për të ndihmuar në kërkimin e detajuar të njerëzve. Kjo do të thotë që historia juaj e mediave sociale, të dhënat e teknologjisë dhe interesat e përgjithshme janë nën vëzhgim. “Visual Capitalist” thotë se këto kompani mbledhin rreth 426 milion dollarë të ardhura nga shitja e të dhënave tuaja.

SCAN

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *