Nga “Bisha” e Trump te treni i Mbretëreshës Elisabeta: Njihuni me super makinat e liderëve botërorë

Papa Françesku udhëton me një Ford Focus normal, këtë e dinë e të gjithë.

Po e dini që makina e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e mbuluar me sekret ushtarak ashtu si një aeroplanmbajtëse dhe është më e blinduar edhe më shumë se një tank dhe se nga viti 1972 të gjitha makinat presidenciale shkatërrohen në fund të mandatit të secilit president.

Ndërsa mbretëresha e Anglisë lëviz edhe një tren në pronësi të saj, ndërsa brenda makinave të vjetra të Papëve ka pasur edhe një “ashensor” të vogël.

“American Eye” sjell të gjitha kuriozitetet mbi mjetet e transportit që përdorin drejtuesit botërorë.

“Ford Focus-i” i Papa Françeskut

Duke mos preferuar mjetet e luksit, Papa Françesku zgjedh për udhëtimet e tij të zakonshme një Ford Focus blu. Një makinë aq të zakonshme, sa po të mos ishte për eskortën që e ndjek, askush nuk do ta vinte re në trafikun e zakonshëm të Romës.

Kjo foto është shkëputur gjatë një udhëtimi të Papës drejt pallatit Quirinale për të takuar presidentin italian.

“Bisha” e Presidentit Trump

Kudo që shkon Presidentin e SHBA, Donald Trump e shoqëron kjo limuzinë super e sigurt.

Cadillac One me vlerë 1.5 milionë dollarë, i quajtur ndryshe “The Beast” prek tokën nga avioni ushtarak amerikan para ardhjes së Presidentit.

Kjo makinë është e pajisur me masa sigurie për të shpëtuar jetën e presidentit amerikan.

Makina është ndërtuar sipas standardeve të Shërbimit Sekret të SHBA.

“Bisha” e Donald Trump peshon 8 ton, është e papërshkrueshme nga plumbat dhe e aftë për t’i mbijetuar një rakete ose një sulmi me armë kimike.

Disa karakteristika sekrete që e mbajnë Donald Trump të sigurt janë:

1-Limuzina është e pajisur me kamera nate, të cilat janë të komandueshme me pult.

2-Dritaret kanë pesë shtresa qelqi dhe polikarbonate, të cilat mund të përballojnë plumbat.

3- Makina gjithashtu ka alarm, furnizim me oksigjen dhe çanta të llojit të gjakut të Presidentit në rast se Presidenti ka nevojë për transfuzion.

4-Në makina ka edhe armë dhe gazlotsjellës.

5-Trupi i makinës është një armaturë e trashë ushtarake prej pesë inç, e bërë nga alumini, çeliku, titani dhe qeramika, të mbuluara me panele me fije qelqi.

6-Ajo ka goma rezistente ndaj shpimit

7- Dyert janë tetë inç të trasha dhe të blinduara

“Bisha” e Barak Obamës

Limuzina presidenciale e ish-presidentit amerikan Barak Obama, ishte fjala e fundit e teknologjisë. Ishte e aq e sigurtë sa i rezistonte çdo lloj eksplozivi të fuqishëm. Është makina presidenciale më e blinduara në histori.

E ndërtuar në fshehtësi të madhe nga General Motors, ajo ishte një përzierje mes një limuzine dhe një kamioni të stërmadh dhe është e mbuluar me përmbajtje të hekurt.

Ishte shumë e madhe, e rëndë dhe e fuqishme sa ishte quajtur “bisha” nga shërbimet e sigurisë presidenciale, pasioni i të cilëve për nofkat është i njohur.

Blindimi i rëndë e bënte makinën e Obamës të paprekshme nga predhat anti-tank, ndërsa gomat janë një model special i “run flat” që nuk mund të shpohen kurrë. Dritaret janë më të vogla se normalet për ta bërë makinën akoma më të vështirë për t’u sulmuar. Mes pajisjeve të shumta që ka bord janë edhe një arsenal i vërtetë armësh të lehta për t’u përdorur nga shërbimet e sigurisë, ka edhe disa çanta gjaku të Presidentit. Struktura e saj e plotë është sekret, ashtu si e çdo presidenti amerikan.

“Cadillac-u” i Xhorxh Bush

Nëse makina e Barak Obamës është me shumë mundësi makina më e sigurtë e ndërtuar ndonjëherë, edhe ajo e paraardhësit Xhorxh Bush nuk ishte më pak. Formula e prodhimit jashtë serie të makinës “Cadillac de Ville Limousine” e Bushit, ashtu si të gjitha makinat e presidentëve amerikanë është mbrojtur nga sekreti shtetëror. Kjo makine kishte një sistem të sofistikuar për udhëtime netëve që i lejonte shoferit të ecte me gjithë shpejtësinë e mundur me drita të fikura. Qendra e gravitetit të saj është e aq e ulët sa është e pamundur të bëjë salto. Gomat dhe motorri ishin të bëra me porosi dhe janë në gradë t’i rezistojnë gjithçkaje. Një sistem eficent filtrimi e bënte të paprekur nga sulme të mundshme me gaz apo me agjentë kimikë.

E rëndë mbi 4 tonelata mund të përdorej për të zhbllokuar çdo lloj pengese të mundshme. Kishte aq elektronikë brenda sa i lejonte presidentit të kontrollonte nga brenda saj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe mbushjet bërthamore.

Makina e presidentëve amerikane nuk udhëton kurrë vetëm, por e shoqëruar me një eskortë prej 35 njësish.

Nga viti 1972 të gjitha makinat presidenciale shkatërrohen në fund të mandatit të secilit president.

Makinat e Papëve

Tradita e “Papamobile”, makinat që përdorin Papët gjatë udhëtimeve të tyre dhe në ceremonitë zyrtare, daton në vitin 1930, kur Mercedes-Benz i parë iu dorëzua Papa Piut XI. Deri në këtë vit, Papët gjithnjë kishin lëvizur me karroca.

Ekzistojnë shumë tipa të “Papamobile”, të gjitha të realizuara sa më të hapura për t’i dhënë Atit të Shenjtë sa më shumë shikueshmëri gjatë paradave mes turmave të njerëzve. Pas atentatit ndaj Papës Xhovani Paolo në vitin 1982, makina që më përpara ishte e hapur, u mbyll me një blindim të rëndë, iu vunë dritare speciale dyshtresore që e bëjnë të përballojë edhe bombat.

Papa Benedikti XVI përdorte një version special Mercedes Benz Classe M i shtyrë nga një motorr prej 4300 cc. Papa hynte në makinë nga një derë e pasme, dhe sapo zinte vend në karrigen e tij, ngrihej lart nga një sistem hidraulik special për t’u shikuar sa më shumë nga njerëzit jashtë.

Jahti i familjes mbretërore britanike

Kush ka thënë që të pasurit mendojnë vetëm për vete? Në Britani, jahti zyrtar i familjes mbretërore u ndërtua në vitin 1954 jo vetëm për udhëtim, por u projektua edhe për t’u kthyer në një mënyrë të shpejtë edhe në spital notues në rast lufte apo epidemish.

I gjatë 126 metra dhe i rëndë mbi 5000 tonelata i ka lejuar Mbretëreshës Elisabeta të bëhet sovrania më udhëtuese e historisë: Anija mbresëlënëse kë udhëtuar mbi 2.000.000 km në ujërat e gjithë botës. Një ekuipazh prej 217 njerëzish dhe me një togë të Marinës Mbretërore i garantojnë komfort dhe siguri Mbretëreshës dhe të ftuarve të saj.

Për të kontribuar në mirëmbajtjen e saj, pas pak vitesh mund të përdoret edhe nga kompani private për festa dhe organizime. Për momentin nuk është më në aktivitet.

Air Force One

Protagonist i shumë filmave, Air Force One është konsideruar si avioni më i sigurt në botë. Shoqëron Presidentin e Shteteve të Bashkuara në të gjitha udhëtimet ajrore, dhe në rast emergjence apo sulmi terrorist që kërcënon sigurinë e presidentëve përdoret edhe si rezidencë dhe si zyrë lëvizëse.

Nga viti 1990 Air Force One është një Boeing 747-200 i modifikuar. Ka një gamë fluturimi mbi 12.000 km (një e treta e perimetrit të Tokës) mund të furnizohet duke fluturuar, dhe përveç suitës presidenciale ka një sallë operimi dhe ka mbi 2000 ushqime të gatshme në rast emergjence. Kur ulet në aeroport i tregon publikut gjithnjë anën e majtë, sepse në krahun e djathtë rri Presidenti dhe familja e tij.

Treni i Mbretëreshës Elisabeta

A është treni një mjet transporti për popullin?

Jo gjithmonë, duke parë që edhe Mbretëresha Elisabeta e përdor, madje e ka të sajin.

Historia e trenit mbretëror daton në vitin 1842, kur mjeti i zhurmshëm nisi të përdorej nga mbretërit dhe mbretëreshat në udhëtimet brenda territorit britanik.

Përbëhet nga dy lokomotiva diesel të quajtura Queen Messenger dhe Queen Sovereing. Sigurisht që i pajisur me çdo komfort: dhoma fjetjeje, banjo, zyra dhe kuzhina në dispozicion të udhëtimi të Mbretëreshës dhe familjes së saj. Vepra të ndryshme arti mbushin sallonet e trenit.

Makina e Hitlerit

Adolf Hitler i dashuronte makinat. Kishte shumë automobila, disa të ndërtuar sipas urdhrave të tij precizë për të treguar në sytë vendeve të huaja fuqinë dhe teknologjinë gjermane.

Duket se adhuronte Mercedes-in, duke parë se në garazhin e tij u gjetën gjashtë të tilla, njëra më identike se tjetra. Bëhet fjalë për gjashtë limuzina anti-plumb model Grosser 770 që përdoreshin nga Fuhreri për udhëtimet dhe paradat.

Në parkun e makinave të diktatorit nuk mungonin as makinat sportive, ndër të cilat spikaste një Audi Auto Union D-Type e vitit 1939. U realizua nga Ferdinand Porsche mbi urdhrin preciz të Hitlerit. Kishte një motor të fuqishëm nga 485 kuaj, dhe mund të arrinte në 300 km në orë./American Eye

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *