Nga E.  HOXHALLI: Elitat e E Devollit ndër vite.

ELITAT E DEVOLLIT.

Pershendetje , te nderuar miq , ky artikull , do ju njohe me Elitat e Devollit , te cilet nder vite dhe deri ne kohet e sotme mbeten ne memorien e cdo Devolliu dhe cdo Shqiptari.

Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik. Jeton në Florida të SHBA-së që nga viti 1997.Disa nga botimet qe ka ber ai jane :

Tregime e novela:

Shtëpia e përgjumur – 1977

Kabina e kuqe – 1985

Vatra njerëzore – 1987

Skenar i filmit artistik:

“Përsëri pranverë”

Roman “Përgjumje iluzionesh” – 2006

Libra me poezi:

Fate paralele – 2007

Çapkënët e mëhallave të botës – 2008

Simfonitë e stinëve – 2009

Elida  Janushi  (Vishotice),(Topciu) (1953). Aktore. Lindi ne Devoll, me 1 gusht. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve, dega e drames, filloi pune si aktore ne Teatrin Popullor*. Qysh studente luajti rolin kryesor ne filmin Brazdat (1973). Ne teater ka luajtur role kryesisht te shkalles se dyte, por here-here edhe role kryesore.

Figure qe e nguli ne kujtesen e spektatorit dhe e beri popullore ishte ajo e gruas se Jovan Bregut te komedia Pallati 176 e Adelina Balashit, duke frymuar tipin e nje gruaje te urte, pranuese, me tone ankuese, qe fshihte ne vetvete nje shpirt te bute, fisnikeri dhe miresi. Po kete rol e perseriti ne komedine vijuese simoter Cmendina, te shkruar nga Ilir Bezhani.

Nje rol tjeter cilesor i E. Janushit ishte ai i mesueses ne filmin Shoku yne Tili (1981). Ajo ben nje loje realiste, poa sforcime, e prirur drejt te thjeshtes, marredhenieve bisedore, por, ne raste te caktuara nderkall ne interpretim edhe tone dramatike e me patos..

FILMAT:

Brazdat 1973

Shoku yne tili 1981

Enderr per nje karrige 1984

Shote nje skuadre 1984

Bote e padukshme ‘ 87

Tela per violine 1987

Stola ne park 1988

Inxhinieri i minierave ‘ 90

L’America 1994

Fuat Babani, 1918-1943, Hero i Popullit.

Ai ishte nje nga te paret partizane te Devollit. U be komandant i te pares çete partizane, çete qe kreu shume aksione dhe ngriti Devollin ne kembe, duke mbushur radhet e brigadave me partizane e partizane devollinj. Ai ra deshmor ne 7 mars te vitit 1943, ne fshatin Hoçisht, dhe fjalet e tij te fundit ishin: ” Edhe pse pushtuesi eshte me i madh dhe me i armatosur, populli eshte me i forte dhe do ta rifitoje lirine”! Trupin e tij te pa jete fashistet e varen.

Petraq Zoto (shkrimtar) lindi në Ziçisht të Devollit më 20 dhjetor 1937. Kreu studimet e larta për gjuhë shqipe – histori dhe gjuhë shqipe – letërsi. Afro 10 vjet punoi mësues në Devoll e në Korçë. Në mars 1969 u emërua drejtor i pallatit të kulturës të Korçës, më pas drejtor i teatrit “Andon Zako Çajupi”. Për 10 vjet kryesoi edhe degën e Korçës të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Në vitet 2001-2005 punoi në shtëpinë botuese “Mësonjëtorja”, redaktor i botimeve letrare. U nda nga jeta më 6 shtator 2015.

Loreta Kacka ( Lori )

 

Loreta Kaçka ka lindur me 26 Maj  1983 në fshatin (Cipan) Devoll. Babai i saj, që ishte marrë një kohë me muzikë, ka qenë muzikant amator, i ka rënë Harmonikës kur ka qenë i ri, se pastaj ka vazhduar si oficer. Ndërsa mamaja e saj është marrë edhe ajo me muzikë me një grup vallesh, që ka qenë atëherë domethënë në Rrethin e Korçës.

Ata kanë jetuar në Devoll për një kohë kur ka lindur Lori dhe prindërit e saj janë nga Devolli i Korçës. Pastaj për arsye të punës së babait te saj janë shpërngulur në Durrës dhe pjesa e tjetër e familjes se saj vazhdon te jete ne Durres. Kjo ka qenë një nga arsyet që Lorin e ka shtyre te merret me muzikë dhe gjithmonë ka qene e rrethuar me mjete muzikore, dmth. që edhe në Korçë dihet që edhe Korçarët në çdo shtëpi e kishin të pamundur të mos gjeje një instrument.

Ajo filloi të merrej me muzikë që e vogël në moshën 9-vjeçare dhe më pas ka vazhduar shkollën për Flaut gjithashtu ka te mbaruar shkollën fillore dhe të mesme të muzikës, për flaut në Korçë. Ka përfunduar përsëri si këngëtare. Ka qenë disi e vështirë për të të hynte në Kosovë, por kjo nuk do të thotë që ajo s’kishte famë në Kosovë.

Lori është prezantuar në Festivalin “Këngët e Stinës 96” në një festival të këngës popullore në RTVSH, që ka qenë live me orkestrën e madhe të Radio Televizionit Shqiptar, ku është vlerësuar me çmimin e tretë.

Filluan kërkesat e ndryshme pastaj edhe bregdetin e Malit Zi në (Ulqin). Kjo ka qene njera nder arsyet që ajo rrinte në Kosovë dhe aty e mirëpritën publiku dhe i përkrahu jashtë mase.

Baladat që kishte në bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun, siç ka qene Kënga “Amerika” është prezantuar ne Festivalin “Kënga Magjike 2007”, “Dielli”, “Polifest 2009”, e cila u vlerësua me çmimin e parë nga Juria. “Shën Valentini” dhe me atë këngë në “Polifest 2008” është prezantuar ka fituar çmimin e dytë. Pastaj është balada që kishte bashkëpunuar me Florian Murmajesin – Florin “Nuk mundem” edhe ajo këngë është mjaft e bukur.

Prandaj me “Mos u largo” në “Polifest 2002” u shpërblye me çmimin e dytë me Tekst te Naim Krasniqit dhe me orkestrim të Naim Krasniqit.

Në “Polifest 2003” me këngen “Te Prita” fitoi çmimin e trete me tekst të Armend Trebickës dhe orkestrim të Alfred Kaçinarit.

Prandaj “Ciao” ne festivalin “Çelësi Muzikor 1” shpallet si deputetja me e mirë e festivalit.

“E zeza” në “Polifest 2007′” fitoi çmimin e dytë të jurisë etj.

Zhani Petro  është një aktor shqiptar. Zhani Petro (Ziçishti) ka lindur në 31 maj të vitit 1940 në qytetin e Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor pranë Teatrit “A.Z.Çajupi” të Korçës. Me trupën e këtij teatri do të interpretojë një sërë rolesh duke u bërë i njohur për publikun artdashës. Roli i parë i aktorit në kinematografi do të jetë ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970. Zhani Petro (Ziçishti) do të interpretojë në 16 role në filma artistikë.

Ilia Terpini , lindi ne fshatin Hoçisht , ne 25 dhjetor 1938 , dhe u nda nga jeta ne 13 korrik ne vitin 2018 .

Operatori i filmave Ilia Tërpini e ka nisur punën pikërisht nga Kinostudio “Shqipëria e re”. Tërpini ishte “Artist i merituar”, dhe ka “Medaljen e punës”, “Çmimin e Republikës”. Ilia është vlerësuar me medalje në 6 festivale të filmit si dhe ka çmim kombëtar për fotografinë artistike. Ai mban urdhrin “Mjeshtër i madh”. Ilia Terpini filmoi filmat e njohur “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjëtorja”, “Flutura në kabinën time”.

Dhori Laci ka lindur më 20 korrik të vitit 1911 në Grapsh të Devollit. Bazat e dijeve të tij i ka filluar në fshatin e tij të lindjes më 1917-1918-n, atëherë kur Lufta e Parë Botërore kishte pllakosur gjithë botën dhe skamja lulëzonte në çdo cep toke. Varfëria, skamja nuk e ndali Dhorin 8 -vjeçar të merrte dijet që do t`i kishte për gjithë jetën. Ai në vitin 1918 ka mësuar gjuhën frënge dhe në 1923-1924-n gjuhën shqipe, gjuhën e nënës. Në shkollën fillore të qytetit Ksanthi ai do të përfundonte shkollën fillore në greqisht. Por dijet e tij nuk kishin kufi, me tej ato vazhduan me gjimnazin në Ksanthi dhe Korfuz deri në vitin 1933.

Universitetin Aristotelian, Dhori Laci do ta kryente në Selanik në Fakultetin e Agronomisë më 1933-1938. Këtu jeta e tij merr drejtim për kryerjen e misionit të tij, atë të agronomisë. Etja për dije kërkonte më shumë dhe këto ai do të merrte duke studiuar gjuhë të tjera të huaja si: italisht, frëngjisht, rusisht, serbo-kroatisht dhe turqisht. Kështu më në fund Dhori Laci do të studionte, edhe për vendet fqinje, perëndimore dhe lindore. Jeta e tij ka kaluar shumë breza e vite të vështira. Shqipëria në këto vite ka pasur zhvillimet më të rëndësishme të formimit të saj si shtet dhe emancipimit të shoqërisë e kombit të saj.

Ai ka kaluar vitet e vështira të luftërave të vazhdueshme për identitetin e shtetit shqiptar, të cilat Dhori Laci i përshkruan me vuajtje e sakrifica për të parë zhvillimin. Pjesëmarrja e tij në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, Shqipëri – Jugosllavi 1944-1945, ku ai ka qenë komisar batalioni i dha merita akoma edhe me të larta. Ai nuk ka ndaluar kurrë rrugën e tij drejt jetës së re që do të vinte më pas. Vitet e ecjes përpara në karrierën e tij dhe veprimtarinë e tij më të mirë, Dhori Laci i kujton në periudhën e diktaturës, ku zhvillimet dhe investimet në fushën ku ai ishte specialist ishin shumë të mëdha. Në këto periudhë ai ka qenë Drejtor i Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë 1945-1948. Karriera dhe misioni i tij nuk do të mbylleshin as në vitet 1971-1989 me daljen në pension sepse puna e tij vazhdonte në Shtëpinë e Propagandës Bujqësore. Në këtë institucion ka marrë pjesë aktive me shkrime dhe këshilla të specialistit. Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë dhe propozim të shoqatës patriotike “Devolli” me rastin e 97- vjetorit të datëlindjes, Presidenti i Republikës i akordoi “Urdhrin e Artë “Naim Frashëri”. Ndërsa për veprimtarinë bujqësore dhe patriotike Këshilli i Ministrave i akordoi dekoratën e 60- vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Dritero Agolli  (13 tetor 1931 – 3 shkurt 2017) Ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”,dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.

Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë.

Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.

Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.Në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me një semundje kronike në mushkri por, ai do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarëttheksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj…

Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top(1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.

Te nderuar teleshikues të TELEVIZIONIT SOT7 POGRADEC , personazhet e permendura me siper , jane nje krenari Kombëtare !

Devolli nje vend i moralshem , i trashëgimisë kulturore , zoteron nje pasuri , akoma te pazbuluar …

Jo vetem personazhet e permendura me lart  , por edhe personazhe te tjer/tjera ,  jane krenaria e Devollit dhe Shqiperise ..

Devolli  , nje vend i qetë , edukon , breza dhe breza ,  pergatit per te ardhmen cdo njeri dhe cdo bij/bije  te tije ..!

Njerz te thjeshtë puntore ?!

A do te ishte Shqiperia pa Devollin ?

A do te ishte Qarku Korce , pa mencurine , dhe urtesine , e Devollit?!

Devolli vendi i nje historie  , ku qetësia mbizotëron , dashuria , ndaj cdo kujt .

Ky eshte Devolli , qe te gjith kan vlera!

TELEVIZIONI SOT7 POGRADEC 

PUNOI :  E.  HOXHALLI .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *