Rama konferencë nga Brukseli me Presidentin e KE: Presim dritën jeshilen për negociatat. Juncker: Nuk do të heq dorë të çelen në qershor

Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët nga Brukseli me presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ku kanë folur për çeljen e negociatave.

Rama i ka thënë Juncker se jo të gjithë vendet e BE janë të vendosur, ama ka ardhur koha që Shqipëria të marrë dritën jeshile për në BE, ndërsa vlerësoi besnikërinë e tij se kur të vijë koha e vendimit Shqipëria do të marrë atë që meriton.

‘Jo të gjithë janë kaq të vëndosur sa jeni ju dhe pjesa më e madhe e vendeve të BE ama ka ardhur koha që të bëhemi pjesë e Europës. Të marrim dritën jeshile për hapjen e negociatave dhe bisedimeve. Nuk është fundi por një fillim i ri, një kapitull i ri që do të kërkojë përpjekje dhe durim.

Dua të them publikisht që ne nuk e bëjmë këtë se na u kërkua nga Burkseli, por e bëjmë për të mirën tonë, fëmijët tanë dhe për një vizion sesi vendi duhet të duket dhe si do të jetë Shqipëria për brezat e ardhshme. Jam shumë i lumtur se afirmoj që nëe kemi besim në besnikërinë tuaj dhe deri në ditën që vendimi do të merret të gjithë do të jenë në bord për tju dhënë shqiptarëve as më shumë dhe as më pak, por ata që meritojnë’, tha Rama.

Më tej, presdenti i KE konfirmoi se ‘ Hapja e negociatave me Shqipërinë nuk është serategji, por merren parasysh meritat e Shqipërisë. Nuk do të heq dorë deri javën tjetër që të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.’

Presidenti i KE shtoi se hapja e negociatave nuk është një mision i pamundur që vendet e BE që janë hezitues për hapjen e negociatave me Shqipërinë të binden.

‘Nuk është një mision i pamundur dhe në duhet tju shpjegojmë atyre që janë hezitues se këto janë cështje të brendshme dhe jo kontinentale. Kemi parlamentin që do të votojë, se mund të jetë dhe më vonë. Duhet të jemi të qartë se ka ardhur koha për hapjen e negociatave për Shqipërinë’, tha Juncker.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *