Rreth Nesh

XHFU WRZV

Televizioni rajonal “SOT7” është themeluar nga Z. Feridon Fezollari dhe dy djemtë e tij, Bajram dhe Lirim më 11 tetor 1998, me qendër në qytetin e Pogradecit. Televizoni “SOT7” është ndër të parët e këtij lloji në Shqipëri. Ai mbulon me transmetim në bandën UHF rrethin e Pogradecit, rrethin e Korçës dhe rrethin e Bilishtit. Mbulojmë me transmetim gjithë bregun e Liqenit të Ohrit në Pogradec, qytetet e Ohrit, Strugës dhe rrethinat të cilat banohen nga shumicë me kombësi shqiptare në Maqedoni. Gjithashtu ndiqemi edhe në Greqi, në rrethinat e Kosturit. Ndërkohë numri i shikuesve tanë vijon të rritet nga rrjetet sociale. Përmendim këtu faqen tonë në facebook “Tv SOT7 Pogradec”, adresën në webb “sot7.al” apo twitter “twitter.com/Sot7Tv”. Risi momentale janë transmetimet tona në live stream, në IPTV Tibo, në platformën dixhitale ABCOM dhe televizionet kabllore të qarkut. Numri i shikuesve të televizionit “SOT7” shkon on air në rreth 300 000 vetë.

CËEFR WRZV

Studiot e televizionit janë gjithmonë të hapura për të gjitha kategoritë e qytetarëve dhe me të gjitha tematikat që ata sjellin. Problematika është e gjithanshme dhe trajtohet nga grupet tona në të gjithë zonën e mbulimit, madje edhe nga Tirana. Lajmi tek ne përcillet në kohë reale. Televizioni bashkëpunon me “VOA” dhe “DW” në kushte partneriteti me të drejta të plota transmetimi. Gjithashtu televizioni ynë është i integruar në “Rrjetin e Televizioneve Lokale të Shqipërisë”. Personeli i punonjësve tashmë është me përvojë dhe mjaft i kualifikuar për të përballuar sfidat që ka sjellë zhvillimi i vrullshëm mediatik i vendit. Shumica e gazetarëve dhe punonjësve janë të arsimuar në universitetet tona. Televizioni “SOT7” është përgatitur për të hyrë në erën digitale sipas standarteve europiane të prezantuara nga KKRT. Me një imazh të tillë Televizioni “SOT7” do të vazhdojë të jetë gjithmonë pranë shikuesve të rajonit që mbulon dhe një faktor i rëndësishëm në hapësirën mediatike shqiptare.

NEEVGWRG

Televizioni më i mirë për mbulimin e lajmit në vitet 2002 dhe 2004, çmim i dhënë nga Bashkia Pogradec; Partner në lidhje të drejtpërdrejta me televizione kombëtare në vend. Maketing i shtuar nga viti në vit me mbi 20 % rritje.

CEBTENZRG GBAN

Edicioni kryesor i lajmeve (Live) ora 19.00
Edicione të tjera: Në mëngjes ora: 7. 30 & paradite ora: 10.00;
Në drekë flesh informativ, ora: 14.00;
Në mbrëmje ora: 22.00

Emisionet:

Ballë për ballë: format politik nga Albina Pajo

Infoftesë: një format i themeluar në vitin 1999, ku përfshihen në rrëfim personazhe vip nga rajoni dhe më gjerë nga vendi ynë.

Goodmorning: format informativ dhe argëtues i mëngjesit, nga Artin Halili. Emision i përditshëm nga e hëna në të premte)

Talkshow: format politik nga Artin Halili

Sprint nga Tonin Frroku: format sportiv

Bota sot: Rubrikë speciale për ngjarje të rëndësishme që ndodhin çdo ditë në botë

Platforma dixhitale: Televizioni Sot7 është gati për t’u përballur me këtë platformë në vitin 2017

XBAGNXGV

Në Televizionin SOT7 ju mund të na kontaktoni me Departamentin e Marketingut ku do të gjeni një staf të specializuar, profesionistë, në shërbim të kerkesave tuaja, duke ju sugjeruar mundësitë më të mira për efikasitetin e reklames tuaj në televizionin tonë.

Televizioni Sot7, ka rekord në prodhimtari dhe shikueshmërinë Qarkun e Korçës,dhe në paketat e ndryshme si ABCOM dhe rrjete kabllorësh brenda dhe jashtë kufinjve të shqipërisë.

Programacion i pasur për të gjithë grup-moshat. Programet tona, thjesht… të suksesshme dhe të shikuara: emisione politike, sociale, kulturore, spektakle, filma, telenovela,  dokumentarë, 4 edicione informative në programin ditor dhe shumë evenimente që behen të tilla, vetëm nën logon e Televizionit  Sot7.

Ju reklamoni tek ne, dhe ne ju sigurojme shikueshmëri

Ju mirëpresim!

Kontakte :
Informacioni                : info@sot7.al
Marketing Web            : Brikela-Fezollari@sot7.al
Redaksia web sot7.al   : redaksia@sot7.al
WhatsApp / Viber / Cel :

 

Kontaktoni me emisionet tona:
TELEVIZIONI Sot7
Rruga: “Unazë 5”, lagjia nr.5
Pogradec, Shqipëri
Tel: +355 836 02 054
Email: info@sot7.al