Rumania, në krye të BE – Tusk: Një “Rapsodi Rumune”. Zhvillohet ceremonia e marrjes së presidencës

Ceremonia që shënoi marrjen e presidencës 6-mujore të Bashkimit Europian nga Rumania,  u zhvillua ditën e Enjte,  ku morën pjesë zyrtarë europianë dhe rumunë.

Ndërkohë që ka marrë frerët e Bashkimit Europian për herë të parë, Rumania përballet me shumë çështje si Berxit në muajin Mars, zgjedhjet e Parlamentit Europian në Maj dhe bisedimet e ashpra për buxhetin e ardhshëm afat-gjatë të Unionit.    Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, përgëzoi vendin gjatë një fjalimi, duke krahasuar detyrën që do të marrë me pjesë të kompozitorit më të famshëm rumun, George Enescu.

“Jam krenar që do të drejtoj Këshillin së bashku me ju, në çështjet tona të përbashkëta ekonomike këtë simestër,  që është presidenca e parë e Rumanisë në Bashkimin Europian.  Jam i bindur që në këto 6 muaj ju do performoni me energji dhe dije një ‘Rhapsodi Rumune’. – tha Donald Tusk.

I pranishëm në event ishte edhe presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i cili tha se presidenca e Rumanisë përbën një moment historik

“Komisioni Europian, që është miku i Rumanisë, pavarësisht se disa vende e dyshojnë këtë, do t’ju mbështesë këto muaj, për t’u siguruar që presidenca e parë e Rumanisë në Bashkimin Europian të jetë një moment i rëndësishëm në historinë e Rumanisë dhe të Europës.” – tha Jean-Claude Juncker.

Megjithatë, Rumania, që u bë anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2007 dhe qëndron vendi i dytë më i varfër, është politikisht e ndarë dhe ndodhet në mbikëqyrje të Brukselit për korrupsion.

Klevis Llaha/SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *