Senatorja demokrate Warren njofton kandidaturën për presidencialet 2020

Senatorja Elizabeth Warren, një kritike e ashpër e presidentit Donald Trump, bëri sot hapin e parë në drejtim të një kandidature për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, duke u bërë personaliteti i parë demokrat me peshë që zyrtarizon këtë ambicie.

Kjo 69-vjeçare progresiste, e zgjedhur në shtetin e Masaçusets që prej vitit 2013, njoftoi në “Twitter” fillimin e një komiteti mbështetës, që ka për synim mbledhjen e fondeve për një kandidaturë të mundshme.

Në një video të publikuar në faqen e saj në “Twitter”, ajo garanton se “kërkon të rindërtojë klasën e mesme amerikane, të dobësuar nga miliarderët dhe sipërmarrjet e mëdha që kanë rekrutuar personalitete politike që të mund të marrin një pjesë më të madhe të tortës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *