(Video& Foto) Plot 300.000 vetë kanë ndjekur koncertin live të Rita Orës në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

(Video& Foto) Plot 300.000 vetë kanë ndjekur koncertin live të Rita Orës në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pas largimit nga Kosova, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora publikoi një mesazh të veçantë për bashkëkombësit e saj.

“Më treguan që ishin rreth 300.000 vetë që erdhën të më shihnin sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju.”, shkruan Rita.

Më tej, këngëtarja me famë botërore falenderon edhe ekipin e saj, ndërsa ka shtuar se ndihet krenaqre që është shqiptare.

“Falēnderim i veçantë ekipit tim… Afër 10 vjet në lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk largohet. Jam falënderuese, Jam krenare, jam shqiptare. Deri herën e ardhshme. Ndalesa e ardhshme, Britania. #Kosova10”, shprehet Rita.

Rita dha një koncert të jashtëzakonshëm në Prishtinë, ku këndoi disa këngë nga repertori i saj, përfshirë edhe projektin e fundit “For You”. Ajo u shfaq tejet e emocionuar ndërsa foli edhe në shqip.Nga American Eye –

 

 

 

 

.

         

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *