Video/ Rama mban premtimin, familja Xhabafti me shtëpi të re!

Kreyministri Rama këtë fundjavë ka zgjedhur të vizitojë për herë të dytë familjen Xhabafti në Vaqarr të Tiranës, e cila ndodhej në një gjendje të vështirë ekonomike.

Në 9 tetor, kur Rama ishte për herë të parë në familjen Xhabafti, u premtoi atyre ndërtimin e një shtëpie të re. Dhe premtimi u mbajt, sot familja Xhabafti ka një banesë të re.

“Me dritën e shpresës së rilindur në këtë familje, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama, ndërsa nga banesa u largua me premtimin e fëmijëve “Si e kemi marrëveshjen, tani të gjitha dhjeta, sa më shumë fut në kokë aq më shumë do të kesh nesër, po e le kokën bosh, ngelesh si top futbolli jashtë fushe”, shkruan Rama në llogarinë e tij në “Facebook”. (Lexo.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *