Skënderbeu, kapiteni Prençi
prish planet e trajnerit Ivan Gvozdenoviçit.
Skënderbeu pret Dinamon të shtunën në stadiumin e Korçës, në një ndeshje ku do të kërkojë rikthimin te fitorja. Përpara kësaj ndeshjeje, korçarët humbasin një pikë të rëndësishme në formacion. Kapiteni
Elvis Prençi ka pësuar një goditje në sfidën e fundit kundër Teutës dhe për pasojë do të mungojë të shtunën.
Pas ekzaminimeve të kryera një ditë më pare, rezultoi se kapiteni i Skënderbeut do të duhet të qëndrojë
jashtë fushave për të paktën dy javë të tjera, duke humbur kështu ndeshjen me Dinamon. Një mungesë që ndikon mjaft në atë që trajneri dhe stafi teknik do të përgatisin për ndeshjen e radhës.
Kjo edhe për faktin se Prençi është një pikë e rëndësishme në prapavijë dhe korçarëve u duhet të bëjnë një plan tjetër për ndeshjen me blutë.
Ajo që vështirëson situatën është numri i lojtarëve të huaj që lejohen në një
ndeshje, pasi në mungesë të Prençit, Skënderbeu duhet të sakrifikojë një lojtar të huaj me qëllim që të plotësojë prapavijën.
Nga provat e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha ajo me Pogradecin në miqësore, trajneri Gvozdenoviç ka vendosur që të luajë me Ramosin dhe Vaskezin në qendër, duke lënë të hapur mundësinë e veprimit në
sulm.
Rikuperimi i Liridon Balajt qetëson disi kampin bardhekuq, por që të gjitha shpresat janë tek gjendja fizike e Randit dhe Dokës. Të dy janë bashkuar me ekipin pas problemeve fizike dhe kjo është një shenjë e mirë në prag të duelit me Dinamon. Tashmë i takon stafit të vendosë nëse Doka dhe Randi do të aktivizohen.