Categories Aktualitet Ekonomi

KORÇË/ RRITEN ÇMIMET E FRUTA-PERIMEVE

Rriten çmimet e të gjitha kulturave bujqësore në Markaten e Shijes në Korçë.

Rritjet me të mëdha i kanë molla, kumbulla, domate, speci dhe patatja.

Për blerësit rritja e këtyre çmimeve ka bërë që shporta e tyre e ushqimeve ditore të ulët në mënyrë drastike, duke ulur kështu konsumin.

Edhe tregtarët e pranojnë rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve, të cilët shtojnë se kjo rritje vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas dhe futjes së mallit nga jashtë.

Një vit më parë, një kg domate do të kushtonte 100 lekë ndërsa këtë vit kushton 140 lekë, një kg speca do të kushtonte 80 lek ndërsa këtë vit 100 lekë ndërsa një kg patate vitin e kaluar në këtë periudhë do të kushtonte 30 lek ndërsa këtë vit kushton 60 lek.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *