Categories Uncategorized

Era e fortë rrëzon pemë disavjeçare në Drilon

Era e fortë rrëzon pemë disavjeçare në Drilon

Moti i keq i shoqëruar me erëra të forta ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në parkun ujor të Drilonit, në Pogradec. Gjatë orëve të natës, disa pemë të vjetra janë rrëzuar.

Kjo nuk është hera e parë që pemët në këtë zonë dëmtohen për shkak të moshës së tyre dhe kushteve atmosferike të pafavorshme. Situata e ngjashme është raportuar edhe më parë në parkun e qytetit të Pogradecit.

Ndërmarrja e parqeve ka ndërhyrë menjëherë për të larguar pemët e rrëzuara dhe për të kryer verifikime të hollësishme, me qëllim identifikimin e pemëve të tjera të rrezikuara nga mosha e madhe qe mund te rrezohen nga kushtet klimatike.

Specialistët apelojnë për marrjen e masave të duhura për të mbrojtur parqet natyrore nga dëmtimet e përsëritura, duke garantuar kështu sigurinë e vizitorëve dhe mirëmbajtjen e zonave të mbrojtura.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *