Categories Sport

Vora dhe Pogradeci triumfojnë, tension dhe dramë në javën e 13-të të Kategorisë së Parë

Vora dhe Pogradeci triumfojnë, tension dhe dramë në javën e 13-të të Kategorisë së Parë

Dy ndeshjet e mbetura për javën e 13-të të Kategorisë së Parë dhuruan gola, emocione dhe tension. Vora shënoi një fitore të thellë 0-4 ndaj Kukësit në transfertë, duke dhënë një leksion të vërtetë verilindorëve dhe duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve, vetëm një larg Flamurtarit kryesues. Kukësi, nga ana tjetër, vijon të qëndrojë në zonën e rënies me vetëm 10 pikë.

Në Pogradec, liqenorët e drejtuar nga Ardian Mema debutuan me fitore minimale 1-0 ndaj Lushnjës, në një ndeshje të tensionuar deri në minutat e fundit. Lushnja humbi një mundësi të artë për barazim në minutën e 97-të, kur Canka dështoi të shënojë nga penalltia.

Pas një faulli të ashpër në mesfushë, situata u tensionua mes lojtarëve të dy ekipeve, duke detyruar kryesorin Kreshnik Cjapi të ndëshkojë me karton të verdhë Kasmollarin e Pogradecit dhe Korreshin e Lushnjës.

Me këtë fitore, Pogradeci ngjitet në vendin e gjashtë, ndërsa Lushnja mbetet e teta. Java e ardhshme pritet të sjellë përballje të rëndësishme për renditjen, ku çdo pikë ka peshë të madhe në garën për mbijetesë dhe promovim.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *