Categories Aktualitet

Ernesti dhe Eriku janë dy të rinjtë të cilët 1 ditë më parë shpëtuan një tjetër të ri i cili po tentonte ti jepte fund jetës duke tentuar të hidhej nga kati i 6 i pallatit ku banonte

Ernesti dhe Eriku janë dy të rinjtë të cilët 1 ditë më parë shpëtuan një tjetër të ri i cili po tentonte ti jepte fund jetës duke tentuar të hidhej nga kati i 6 i pallatit ku banonte. Dy të rinjtë kanë qëlluar krejt rastësisht në kohën kur po ndodhte ngjarja dhe pasi kanë parë përpjekjet e dëshpëruara të policisë për ti ardhur në ndihmë 30 vjeçarit që po tentonte të hidhej vendosën të ngjiten në pallat për ta shpëtuar.

Dy të rinjtë përveçse panë një situatë të rënduar në apartament, thanë se 30 vjeçari shprehej se ishte i bullizuar dhe se nuk e donte askush nga shoqëria dhe familja e për këtë arsye donte ti jepte fund jetes.

Ernesti dhe Eriku janë dy të rinj të cilët praktikojnë fenë në këtë rast atë islame dhe thonë se Kurani ka mesazhe shumë të qarta për raste të tilla, ashtu sip apelojnë që të rinjtë ti drejtohen besimit.

Kohët e fundit problemet e të rinjve si pasojë e depresionit apo rrjeteve sociale janë rritur ndjeshëm dhe gjithmonë e më tepër edhe besimet fetare kanë dhënë mesazhe që ata ti drejtohen besimit për të qenë njerëz të dobishëm për familjen dhe shoqërinë.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *