Policia e Korçës vijon kërkimet për autorin e thyerjes së bankës në qendër të qytetit
Policia e Korçës është angazhuar në një operacion intensiv për kapjen e autorit të dyshuar që mbrëmjen e djeshme ka thyer me forcë derën kryesore të një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit.
Sipas burimeve zyrtare, autori është larguar në këmbë pas ngjarjes, duke kaluar nëpër rrugicat e lagjes 3, ku policia kishte përqendruar kërkimet natën e kaluar. Deri më tani, nuk ka arritur të shkoj te autori i dyshuar, por kontrollet po vijojnë në mënyrë të pandërprerë, duke përfshirë patrullime dhe përdorimin e kamerave të sigurisë për të ndjekur lëvizjet e dyshuara.
Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët, duke kërkuar çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorit. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e motivit të thyerjes.