Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, gjendja e varrezave vazhdon të jetë një shqetësim i madh për banorët. Sipas Ohran Yzellarit, varrezat ndodhen në kushte të mjerueshme, me mungesë të mirëmbajtjes dhe infrastrukturës bazë.
Muri rrethues, i cili është ndërtuar me investime private nga vetë banorët, ka qenë një përpjekje për të mbrojtur territorin, pavarësisht se kjo duhej të ishte një përgjegjësi e Bashkisë. Megjithatë, situata brenda varrezave, ku shumë prej tyre janë zhytur nën shkurre, është shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
Ndërkohë që Banorët jashtë kamerave kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa për të mirëmbajtur varrezat dhe për t’i dhënë dinjitet kësaj hapësire të rëndësishme për komunitetin.