Ngacmime dhe dhunë në Korçë dhe Maliq, tre raste nën hetim
Policia e Korçës dhe ajo e Maliqit kanë raportuar tre raste të reja të ngacmimeve dhe dhunës, për të cilat janë nisur procedimet penale.
Në fshatin Bulgarec, Komisariati i Policisë Korçë ka referuar materialet në Prokurori për shtetasin Z. C., 38 vjeç, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 28-vjeçare.
Ndërkohë, në Maliq, një 47-vjeçar me iniciale O. Q. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Po ashtu, në Korçë është shpallur në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili akuzohet për shqetësimin e një 17-vjeçareje nëpërmjet telefonit.
Materialet për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për hetime të mëtejshme. Policia ka deklaruar se mbetet e angazhuar për të luftuar këto fenomene dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve..
Duhet thene se edhe gjate vitit te kaluar ka pasur raste te shtuara te dhunes ne familje dhe ngacmimeve seksuale.