Përgjegjësi i shërbimit veterinar Demilari Latollari ka bërë me dije se nga ana e këtij sektori në bashkëpunim edhe me shërbimet veterinare të njësive administrative janë mbajtur në monitorim se pari stabilimentet e shpendëve si dhe oborret e fermerëve të juglindjes së vendit
Edhe për murtajen e derrave, sipas Latollarit, nuk ka patur asnjë rast edhe pse kujdesi duhet të jetë i madh shumë më tepër në oborret e fermerëve të vegjël pasi stabilimentet janë me te kontrolluara
Gjatë kësaj periudhe nga ana e këtij sektori është monitoruar edhe zona e gjelbër kufitare me Greqinë, pasi në vendin fqinj ka patur raste të evidentuara të gripit të shpendëve dhe murtajes se derrave.