Categories Sport

Pogradeci përforcohet me tre rikthime të rëndësishme

Skuadra e futbollit të Pogradecit po përgatitet për gjysmen e dyte te sezonit me një lajm të madh për tifozët e saj. Tre lojtarë të spikatur, që janë rritur si futbollistë në këtë ekip, janë rikthyer për të kontribuar në skuadrën liqenore.

Bëhet fjalë për Shytin, Berberin dhe Zguron, tre prej emrave më të mirë që ka prodhuar futbolli pogradecar në vitet e fundit. Të tre lojtarët pritet të jenë titullarë dhe do të kenë rol kyç në objektivat e skuadrës këtë sezon.

Ndërkohë që Shyti dhe Berberi kanë luajtur me Pogradecin edhe dy sezone më parë, rikthimi i Zguros është veçanërisht emocionues, pasi ai kthehet në skuadrën e tij pas shumë vitesh larg.

Ky është një hap i rëndësishëm për Pogradecin, që synon të rikthejë identitetin e tij duke u mbështetur te lojtarët vendas, të cilët janë të lidhur ngushtë me historinë dhe traditën e klubit.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *