Maliq: Probleme me qarkullimin në disa zona malore
Rruga e fshatit Senisht, që lidh këtë zonë me qendrën administrative të Gorës, vazhdon të jetë e bllokuar prej dy ditësh për shkak te renjes se shkembinjeve pas rreshjeve të dendura të dëborës. Banorët janë detyruar të lëvizin vetëm në këmbë, pasi qarkullimi me mjete është i pamundur.
Bashkia e Maliqit ka nisur punën për hapjen e një segmenti alternativ, për të krijuar mundësi banorëve të përdorin mjetet e tyre, por deri tani situata mbetet e vështirë. Probleme janë raportuar edhe në rrugën e fshatit Dushar, ku qarkullimi është pjesërisht i vështirësuar.
Po punohet për normalizimin e situatës se krijuar