Kjo e premte shënon 25-vjetorin e ndarjes nga jeta te aktores pogradecare Zagorka Shuke, e cila la gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë shqiptare. Me role të spikatura në filma të njohur si “Kapedani”, “Mëngjese Lufte”, zonja nga qyteti, dita e pare e emerimit dhe shumë të tjere, ajo interpretoi përkrah aktorëve më të mëdhenj të Shqipërisë, duke mbetur një figurë e dashur dhe e vlerësuar për publikun.
Në këtë ditë përkujtimi, i biri i saj, Jovan Shuke, ndau disa detaje nga jeta e nënës së tij, duke kujtuar pasionin dhe përkushtimin që ajo kishte për artin skenik. Ai theksoi se puna dhe kontributi i saj janë nderuar edhe nga Bashkia e Pogradecit, e cila e ka vlerësuar me titullin “Qytetare Nderi”.
Zagorka Shuke mbetet një figurë e ndritur e artit shqiptar, një aktore që me talentin dhe përkushtimin e saj la pas një trashëgimi të çmuar në kinematografi dhe teater.