Kolonjë: 70-vjeçari humb jetën nga rrëzimi në skelë, shpallet në kërkim administratori i firmës
Policia e Kolonjës ka shpallur në kërkim administratorin e firmës së ndërtimit, shtetasin A.Z., 61 vjeç, banues në Tiranë, pas vdekjes aksidentale të një punëtori. Viktima, Dhimitër Peçi, 70 vjeç, dyshohet se u rrëzua nga skela teksa punonte në një objekt ndërtimi.
Hetimet paraprake kanë zbuluar se firma në fjalë ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, ndërsa administratori akuzohet edhe për ushtrim të veprimtarive financiare pa licencë. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për vijimin e hetimeve.