Categories Aktualitet

Kolonjë – Gjendet një trup i dekompozuar në fshatin Shtikë, dyshohet se është mashkull

Kolonjë – Gjendet një trup i dekompozuar në fshatin Shtikë, dyshohet se është mashkull

Rreth orës 15:00 të pasdites së sotme, në afërsi të stacionit elektrik në fshatin Shtikë, bashkia Kolonjë, është gjetur një trup i dekompozuar, për të cilin dyshohet se i përket një shtetasi mashkull.

Burime zyrtare bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë punën për identifikimin e viktimës, përcaktimin e shkakut të vdekjes, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për momentin nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e personit apo nëse ka shenja dhune në trupin e pajetë.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *