Maliq – Bombola e gazit shkakton zjarr në një banesë në Vlocisht
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e parë të një banese në fshatin Vlocisht, bashkia Maliq, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat zjarrfikëse të bashkisë Maliq ndërhynë në kohë, duke shmangur përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të banesës. Falë reagimit të shpejtë, u bë i mundur izolimi i zjarrit dhe shpëtimi i katit të dytë të shtëpisë.
Autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në shpërthimin e bombolës dhe nisin vlerësimin e dëmeve materiale.