37 vjeçari Ilirjan Selmani lidhje 8 vjeçare me viktimën
Të dhëna të siguruara për të riun që dyshohet si autori kryesor i vrasjes të 52 vjeçares, Kozeta Teço në Pogradec bëjnë me dije se ata kishin gati 8 vite marrëdhënie intime sëbashku.
Mësohet se i riu punonte herë pas here në ndërtim dhe në greqi, por gjithashtu ka qenë përdorues i lëndëve të forta narkotike.
Burimet shtojnë se më herët, njerzve që njihte, Kozeta u kishte deklaruar se ai i ka marrë gati 20 milionë lek, para të cilat ja merrte herë pas here pasi viktimës ja dërgonin motrat e saj nga Greqia apo Tirana.
Gjithashtu mëngjesin e sotëm pas vrasjes, 37 vjeçari është takuar me të njohur të tij të cilëve u ka deklaruar se do të ndahej nga Kozeta, pasi sipas tij ajo kishte zënë të dashur tjetër dhe që mund ta dëmtonte edhe 37 vjeçarin pasi sipas tij ishte nevrik.
Të gjitha këto ai i ka deklaruar tek njerëz që e dinin lidhjen e tij me 52 vjeçaren dhe duket se qëllimi ishte të vijonte të fshihte gjurmët mbi vrasjen që kishte bërë.
Mësohet se 37 vjeçari ishte shumë i zoti për të mashtruar njerzit, aq sa nga përdorimi i lëndëve narkotike shpesh shfaqte probleme të shëndetit mendor, mësohet po ashtu se ai trajtohej edhe me pagesë invaliditeti për probleme shëndetësore që kishte.
Ilirjan Selmani pasi ka qëndruar gjatë natës në banesën e 52 vjeçares është grindur me të në mëngjes, sherr i cili degradoi të përdorimin e një mjeti prerës duke i shkaktuar dy plagë viktimës në qafë dhe krah, pas ngjarjes ai ka pastruar gjakun me peceta dhe bluza të cilat i hodhi në kazanit e plehrave dhe ishte larguar. E gjithë skena u filmua nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë.