Categories Sport

Sport/ Pogradeci ndeshje miqësore me Skënderbeun

Pogradeci do ta shfrytëzojë ndërprerjen e kampionatit për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Nesër, në orën 14:00 në Korçë, Pogradeci do të masë forcat me Skënderbeun. Ndeshja miqësore mes këtyre skuadrave, u paraprin transfertave që kanë dy skuadrat në javën e ardhshme në kampionatet respektive. Skënderbeu luan javën e nëntë në Ballsh, ndërsa Pogradeci luan në Vlorë ndaj Flamurtarit. “Miqësorja ndaj Skënderbeut do të na shërbejë për takimin e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit. Gjendja e skuadrës është e mirë dhe testi i së premtes do të na shërbejë për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve, si dhe të aplikojmë disa variantet taktike, që mund t’i vëmë në zbatim në Vlorë”, u shpreh për trajneri i Pogradecit, Samuel Nikaj. Në këtë test, mund të luajnë nga minuta e parë dy afrimet e fundit, Lilaj dhe Dragoj.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *