Konsullata e Përgjithshme Greke rikthehet në ‘shtëpi’ duke nisur tashmë nga funksionimi në qendër të Korçës. Prej të paktën një javë, mësohet se shërbimi konsullor i saj është zhvendosur të ndërtesa në krah të monumentit të Luftëtarit Kombëtar, atje ku nis zona këmbësore e qytetit.
E rikthyer si pronë e shtetit grek, pas procedurash të zgjatura dhe restaurimit të nevojshëm ndërtesa nis të shërbejë si konsullatë. Më parë këtu ishte vendosur selia e PD lokale të Korçës.
Në këtë ndërtesë ka shërbyer si Konsull në vitet ’30-të të shekullit të kaluar edhe poeti i njohur grek, fitues i çmimit Nobel, Jorgo Seferis.
Fillimisht, me rihapjen e saj, Konsullata e Përgjithshme Greke nisi të funksiononte aty ku sot është vendosur selia e PD Korçë, pastaj u zhvendos në një ndërtesë në bulevard ‘Republika dhe tashmë duket se përfundimisht është stabilizuar me rikthimin në shtëpinë e vet të kahershme.